Slide background
Bergamo

Bergamo

(Lombardy)

Bergamo - 600Bergamo karakterizohet në syrin e turistit për tiparin kurioz i të qenit e ndarë në dy pjesë, në baz të lartësisë: Qyteti i Lartë dhe Qyteti i Ulët.

Qyteti Lartë duket si një fortesë e madhe e një tjetër epoke: një kompleks me mure të larta dhe të fuqishme që e mbrojnë nga rreziqet dhe i formojnë një korniz të bukur qytetit mesjetarë, ku rrugë të ngushta me kalldrëm të çojnë tek Sheshi i Vjetër dhe Sheshi Duomo. Pothuajse si në një rreth magjik, janë mbledhur Pallati i Ri, Pallati i Pushtetit (del Podestà), Kulla e qytetarve (Torre civica) e  quajtur “Campanone” Kambana e madhe, Katedralja dhe Bazilika e Shën Marisë Madhe, Pagezimorja, Tempulli i Kryqit të Shenjtë dhe e kishëza e mrekullueshme Cappella Colleoni.

Qyteti Ulët, nga ana tjetër, ka qenë gjithmonë qendra e aktivitetit dhe tregtisë. Këtu surpriza e vërtetë është të zbulosh se ka jo vetëm dyqane elegante dhe vitrina me drita, kafene, enogastronomi dhe produkte artizanale, por edhe thesare të çmuar të artit, të ruajtura nëpër kisha, pallatet e fisnikëve , në dyqanet e shumta me produkte antike . Nga një mijë detaje, ju mund të vëreni se Bergamo nuk e ka harruar origjinën e tij fshatare, cilësitë e tij të ndershmërisë dhe të origjinalitetit, nuk i ka braktisur traditat e tij, as dialektin e tij pothuajse të pakuptueshëm.

Bergamo është një qytet unik, destinacioni ideal për ata që e duan atmosferën e pastër, sugjestionet e qytetit, për ata që kërkojnë manifestimet e shumta të artit, por preferojnë ti gëzojnë ato në ambiente të vogla, larg nga zhurmat e turmat e njërzve që mbushin muzetë e qyteteve të mëdha.

Rruga për në Bergamo

Një tjetër Itali e shijeve

Një udhëtim në Itali nuk mund të ndahet nga gjëja për të cilën shquhet dhe krenohen italianët: ushqimi. Kuzhina e mirë italiane, e njohur kudo...

NJë tjetër Itali toka Papës

Turizmi fetar, turizmi që ka si synim vizitën e vendeve fetare si shënjtoret mariane, kishat, manastiret, vendet e faljes duke konstatuar j...

NJë tjetër Itali e liqeneve

Lënë shpesh në planë të dytë nga vendpushimet bregdetare, liqenet Lombarde ofrojnë peisazhe që të lënë pa frymë, mrekulli arkitektonike dhe...

NJë tjetër Itali e muzikës

Bergamo, Verona, Mantova, Kremona, Parma dhe Milano brënda disa kilometrash  janë pëmbyllur personazhet,  instrumentet dhe vendet që kanë bërë...