Slide background
The Cathedral of Ferrara

Ferrara

(Emilia Romagna)

Ferrara - 600Shtrirë në zemër të Luginës Padana, Ferrara i shfaqet vizitorit me atmosferën e paprekur të kaluarës së saj.

Për ata që e vizitojnë, ajo i ofron një shëtitje magjike nëpër shekuj, me në sfond kryeveprat arkitektonike dhe kujtimet interesante historike, të cilat dëshmojnë lulëzimin e dinastive fisnike, të sundimtarëve, të  zotërve dhe mbrojtësve të artit. Sapo hedh një vështrim kalon nga stili romano-gotik i katedrales, tek Kështjella e fuqishme Estense, seli e gjykatës që u mat në madhësi dhe kulturë me më të mëdhatë në Evropë. Bukuria e arkitekturës mesjetare bashkohet me ndriçimin e rrugëve dhe dëshmitë e Rilindjes, për të cilat Ferrara është quajtur “qyteti i parë modern në Evropë” i Rilindjes.

Nga ndërtesat madhështore të kësaj periudhe spikasin Pallati i Diamantëve, Pallati Schifanoia, Shtëpia Romei dhe shtëpia e Marfisa d’Este.Të gjitha të rrethuara nga muret spektakolare dhe madhështore të Rilindjes. Një atmosferë e veçantë ofrohet nga oborret e heshtura të manastireve, si Corpus Domini, ku preh Lucrezia Borgia, dhe nga bukuria e paprekur e rrugicave të ngushta të getos së vjetër çifute e cila dëshmon për praninë e rëndësishme të hebrenjve në periudhën Estense në Ferrara. Sinagoga themeluar në vitin 1485, seli e Muzeut hebre, është sinagoga më e vjetër në Itali ende funksionante në vendin e origjinës.

Qytet uji, vizatuar në shekuj nga lumi Po, Ferrara është e lidhur shumë me lumin e saj.

Ferrara është një qytet për tu vizituar, jo vetëm për bukën e saj të famshme në të gjithë botën, jo vetëm për suxhuk në salcë dhe torteloni me kungull: çdo vënd rezervon një surprizë për sytë dhe mendjen.

Po të shikoni me vëmëndje mund të gjeni rrugën për të hyrë në kopshtet sekrete, të padukshme për udhëtarin e huaj,  dhe në oborrin e Shpirtit të Shenjtë, të San Giorgio Fuori le Mura, e në shumë kisha të tjera të bukura, ku mbizotëron paqe, dhe shpirti lahet nga mëkatet. Por jo e gjithë Ferrara është e pafajshme dhe e padjallëzuar: Ferrara është dhe qytet i pasioneve të forta, Erosit të mprehtë dhe grave të bukura.

Rruga për në Ferrara

Një tjetër Itali e shijeve

Një udhëtim në Itali nuk mund të ndahet nga gjëja për të cilën shquhet dhe krenohen italianët: ushqimi. Kuzhina e mirë italiane, e njohur kudo...

NJë tjetër Itali e lumenjve

Natyrë, kulturë, art, histori: ky është sllogani që përmbledh atë që ju mund të shihni duke kaluar nëpër Mincio dhe Po, një zonë e cila, nga...