Slide background
Françakorta
Slide background
Liqeni Iseo
Slide background
Stone carvings in Camonica Valley

Françakorta, Liqeni Iseo dhe Vallekamonika

(Lombardy)

franciacorta---600Françakorta territor jashtëzakonisht i përkushtuar vreshtarisë, me të cilën identifikohet produkti më i çmuar, Franciacorta docg (emërtim origjine e kontrolluar dhe garantuar) mbreti Italian i flluskave.

Jo vetëm vera prestigjoze dhe kantina spektakolare për histori dhe arkitekturë, por edhe qyteza antike me qëndra historike perrallore, manastire mijëvjeçare dhe xhami, natyrë e pacënuar, ushqim i shijshëm, produkte të shëndetshme të bëra nga mjeshtër të aftë, mikpritje e ngrohtë në hotele të rafinuar, agroturisëm mikëpritës, vila të kushtueshme, hijerëndë dhe shtëpi historike. E gjithë kjo dhe shumë më tepër është Françakorta, një vend plot hirësi që di se si të vlerësoj kënaqësitë e jetës ku ushqimi dhe kombinimi me verën ngrihet me të vërtetë në nivelin e artit.

Disa kilometra nga Françakorta ndodhet Liqeni Iseo, liqeni i shtatë më i madh në Itali që është shtëpia e ishullit më të madh liqenor në Evropë, Monte Isola, e cila konsiderohet perla e liqenit.

Mos humbisni rezervën rajonale të tokës së lagur të liqenit Iseo”torbiere del sebino”, me 360 hektarë kënetë, zonë plot me zogj të rrallë, dhe zonën e mbrojtur të piramidave të erozionit të Zonës.

Aty pranë ndodhet Banjo termale e Boario, ujërat e të cilit nxisin diurezin (djersitje), trajtimet me ujë mineral për nuhatjes e frymarrjes dhe në përgjithësi mirëqenien e personit. Pas liqenit të Iseo, fillon një nga luginat më të mëdha të Alpeve qendrore: Vallecamonica. Historia e lashtë e Vallecamonica fillon me fundin e epokës së akullnajave të fundit, rreth 15.000 vjet më parë, kur akullnajat shkrinë, krijuar luginën. Capo di Ponte, vënd nga bukuria e padiskutueshme dhe misterioze, është i njohur në mbarë botën për përqendrimin e lartë të gdhëndjeve në shkëmb, të zbuluara në fillim të viteve 1900 kanë bërë të mundur që, në vitin 1979, Vallecamonica të njihet nga UNESCO, për herë të parë në Itali, Trashëgimi Botërore. Vallecamonica fsheh thesare kudo, madje edhe në fshatrat e shumta që e përbëjnë. Mbetjet e epokës Romake, mesjetare dhe të shekullit të shtatëmbëdhjetë, përbëjnë rrugët të pasura me fshatra të lashta, me kisha antike, kështjella, vepra arti, ndërsa gjurmët e traditave shekullore manifestojnë shpirtin e njerëzve që aty kanë jetuar në vite: zakonet lokale, ekonomitë fshatare, teknologjit e mullinjve dhe të mekanizmit për të punuar metalet, furret e vjetra të shkrirjes.

Për dashamirësit e maleve ekziston mundësia e hiking nëpër shtigje dhe parqe natyrore (Adamello, Stelvio), ose ski dhe snowboarding në rrethet e afërt si Borno, Montekampione Valdikorteno, Ponte di Legno dhe Tonale.

Rruga për në Françakorta

Një tjetër Itali e shijeve

Një udhëtim në Itali nuk mund të ndahet nga gjëja për të cilën shquhet dhe krenohen italianët: ushqimi. Kuzhina e mirë italiane, e njohur kudo...

NJë tjetër Itali

Një tjetër itali, një turne për të shijuar gjithcka që Italia është në gjendje të ofrojë:  muzikë, art, fe, enogastromi (kombinimi ushqimit me...

NJë tjetër Itali e liqeneve

Lënë shpesh në planë të dytë nga vendpushimet bregdetare, liqenet Lombarde ofrojnë peisazhe që të lënë pa frymë, mrekulli arkitektonike dhe...

NJë tjetër Itali e rrokut dhe verës

Gdhëndjet në shkëmbe të Valekamonikës përbëjnë një nga koleksionet më të mëdha të grafiqeve prehistorike në botë dhe janë njohur nga UNESCO si e...