Slide background
Kremona

Kremona

(Lombardy)

Cremona - 600Kremona considerohet në unanimitet kryeqyteti botëror i lutistëve,  sepse këtu lindte në shekullin e XVI violina në formën moderne.

Në Kremona lindi dhe punoj  Antonio Stradivari, gjeni i padiskutueshëm i artit  të punimit të violinave, që punoj me dorë, gjatë jetës së tij të gjatë, mbi 1200 instrumente harku dhe korde, disa prej të cilave, ekzistojnë ende sot, dhe janë bërë mite muzikore autentike me një vlerë të pallogaritshme.
I madhi Paganini  porositi violinën e tij të preferuar tek kremonezi Giuseppe Guarneri, falë rezultateve të arritura nga shkolla kremoneze në prodhimin e violinave.

Mjeshtrat Kremonez prodhojnë mbi 1000 instrumente në vit në më shumë se 60 dyqane të ngjashme me ato të të kaluarës, instrumente që ekspozohet kudo.

Por Kremona nuk është vetëm violina.

Qendra historike e Kremonës shfaq origjinën e saj mesjetare, katedralen, Kambanoren (il Torrazzo) dhe ndërtesat kryesore që dëshmojnë për të kaluarën e lavdishme dhe veprat e lavdishme të periudhës komunale dhe mund të vizitohen me një shëtitje të gjatë në këmb.

Falë fshatit të begatshëm përreth, Cremona është dalluar gjithmonë për cilësinë e lartë në rritjen e bagëtive, jo vetëm të viçave por edhe të gicave. Kjo është arsyeja pse prodhimi i sallamit dhe djathit ka karakterizuar gjithmonë kuzhinën e Kremonës.

 

Kremona është edhe shtëpia e torones, një ëmbëlsirë bërë me mjell bajame e cila sipas legjendës, lindi në Kremona si një tortë martese gjatë banketit të martesës së Bianca Maria Visconti me Sforza Francesco që u zhvillua në qytet më 25 tetor 1441.

Dashuria për ushqimit e mirë, muzikën dhe gjërat e bukura janë karakteristikat e Kremonës, një qytet në zemër të Pianura Padana (Luginës Padana) ku ende jetohet me një ritëm të qëndrueshëm.

 

Rruga për në Kremona

Një tjetër Itali e shijeve

Një udhëtim në Itali nuk mund të ndahet nga gjëja për të cilën shquhet dhe krenohen italianët: ushqimi. Kuzhina e mirë italiane, e njohur kudo...

NJë tjetër Itali

Një tjetër itali, një turne për të shijuar gjithcka që Italia është në gjendje të ofrojë:  muzikë, art, fe, enogastromi (kombinimi ushqimit me...

NJë tjetër Itali e Kështjellave

Kështjellat dhe fortesat që ndodhen në territorin e ” Një tjetër italie” ruajnë kujtime shumë antike. Familjet fisnike, feudalët,...

NJë tjetër Itali e muzikës

Bergamo, Verona, Mantova, Kremona, Parma dhe Milano brënda disa kilometrash  janë pëmbyllur personazhet,  instrumentet dhe vendet që kanë bërë...