Slide background
Liqeni Garda

Liqeni Garda

(Lombardy)

Sirmione -600Liqeni Garda është një nga liqenet më romantik në Itali, dhe më i madhi. Ndodhet midis kodrave të gjelbëra dhe rilieveve malore, gjithë andej rotull zbulohen plazhet dhe limane të rethuara nga profume dhe ngjyra. Klima e butë, favorizon vegjetacion të harlisur, i cili kujton atë të bregdetit të Mesdheut. Lulëzojnë në fakt limoni, qitro, dhe në një masë të konsiderueshme, ulliri, hardhia, selvia, landra përveç bimëve që rriten nëpër kodra, lulet dhe shumë varietete bimësh zbukuruese.

Liqeni është bërë një vënd i përshtatshëm për dashamirësit e turizmit, sportit, lundrimit dhe dashamirësit e jetës mondane. Ka qenë gjithmonë një vend frymëzimi për udhëtarët e mëdhenj dhe shkrimtarët që kanë qëndruar këtu, nga Goethe tek Bajroni, Foscolo, Carducci, Rilke, Gide, Lawrence, Ibsen dhe shumë të tjerë.

Çdo vend përreth liqenit meriton të vizitohet, po disa në mënyrë të veçantë janë një domosdoshmëri. Gardone Riviera që mirpret “Vittoriale-n e Italianeve”, Sirmione-n, gadishullin liqenor me origjinë të lashtë, Desenzano del Garda, “kryeqyteti i liqenit të ulët”, Salo-n e mrekullueshme, kryeqyteti i lashtë i “Magnifica Patria” (Mëmëdheu Mahnitës), San Martino della Battaglia e famshme për kullën panoramike që kujton betejën për luftën e dytë të pavarësisë.

Liqeni Garda është i rrethuar nga tre rajone, kjo ndikon në kuzhinën vëndase dhe në traditat enogastronomike. Elementi më tipik dhe karakteristik është vaj ullirit ekstra i virgjër, i njohur për butësi dhe delikatesë që i përshtatet si gatimin te peshkut liqenor, ashtu edhe mishit dhe Polenta-s, pjatë e traditës fshatare.

Agrumet e Gardës janë një përbërës i rëndësishëm për përgatitjen e shumë produkteve tipike, duke përfshirë limonçinon dhe kremin e Riviera dei Lemoni, por edhe për Ujin e qitros (Acqua di Cedro) apo ëmbelsirat.

Vera e prodhuar në zonat e Gardës shkon me çdo lloj piatance.

Rruga për në Liqenin Garda

Një tjetër Itali e shijeve

Një udhëtim në Itali nuk mund të ndahet nga gjëja për të cilën shquhet dhe krenohen italianët: ushqimi. Kuzhina e mirë italiane, e njohur kudo...

NJë tjetër Itali toka Papës

Turizmi fetar, turizmi që ka si synim vizitën e vendeve fetare si shënjtoret mariane, kishat, manastiret, vendet e faljes duke konstatuar j...

NJë tjetër Itali e liqeneve

Lënë shpesh në planë të dytë nga vendpushimet bregdetare, liqenet Lombarde ofrojnë peisazhe që të lënë pa frymë, mrekulli arkitektonike dhe...