Slide background
Mantua

Mantova dhe Sabioneta

(Lombardy)

Mantova - 600Mantova dhe Sabbioneta paraqesin një dëshmi të jashtëzakonshme për ndërtimin urban, arkitekturën dhe artin e Rilindjes, të lidhur së bashku nga idetë dhe ambiciet e familjes në pushtet, fisit Gonzaga. Artistët që kanë kontribuar në realizimin e dy qyteteve kanë prodhuar kryevepra, në mënyrë të konsiderueshme duke kontribuar në përhapjen ndërkombëtare të një lëvizje që do të ndikonte dhe në formimin e të gjithë Evropës së kohës.

Mantova kënduar nga poetë dhe shkrimtarë italianë e të huaj për atmosferën e saj romantike dhe monumentet e lashtë dhe mesjetare, por edhe për atmosferën e qetë të shesheve dhe rrugicave të mbuluara nga mjegulla në sezonin e ftohtë, për ujërat e qetë të Mincio-s pjesë pjesë i mbuluar me xunkthe, ose ato të liqeneve përreth, për mirëdashësinë dhe sinqeritetin e popullit të saj.

Në përgjithësi Mantova është simpatike dhe gjeniale. Rrugët janë për pjesën më të madhe të mëdha, e të gjera, gjithmonë të pastra dhe të rregullta, ndërtesat e saj në përgjithësi jo shumë të larta, të thjeshta, elegante dhe të mirëmbajtura, këto janë elemente të bukurisë dhe mirëqenies të qyteteve moderne. 

Mantova është qytet që tu njohur, një qytet që duhet, një qytet i mbledhur dhe i qetë që ka gjithmonë diçka për të ofruar, ku do të të pëlqente të riktheheshe përsëri.

Që nga viti 2008 Mantova dhe Sabbioneta janë një Site e Trashëgimisë Botërore.

 

Rruga për në Mantova

Një tjetër Itali e shijeve

Një udhëtim në Itali nuk mund të ndahet nga gjëja për të cilën shquhet dhe krenohen italianët: ushqimi. Kuzhina e mirë italiane, e njohur kudo...

NJë tjetër Itali e lumenjve

Natyrë, kulturë, art, histori: ky është sllogani që përmbledh atë që ju mund të shihni duke kaluar nëpër Mincio dhe Po, një zonë e cila, nga...

NJë tjetër Itali e muzikës

Bergamo, Verona, Mantova, Kremona, Parma dhe Milano brënda disa kilometrash  janë pëmbyllur personazhet,  instrumentet dhe vendet që kanë bërë...