Location: Reggio Emilia - Parma - Cremona - Brescia

Kështjellat dhe fortesat që ndodhen në territorin e ” Një tjetër italie” ruajnë kujtime shumë antike. Familjet fisnike, feudalët, gjeneralët përjetuan brenda atyre mureve ngjarje që tregojnë për guximin për të kundërshtuar armiqtë në këtë tokë kufitare dhe me shumë transite. Tregojnë për meçenatët (mbrojtësit e artit dhe artistëve) që thirrën artistë të mëdhenj, për ti dhënë lavdi vendbanimeve të tyre, pallate mbretërore të rafinuara, me dashuri të pastër dhe të dhunshme. Dëshmojnë epopet familjare dhe personale, së bashku me tradhtitë dhe luftimet. Kështjellat janë vëndbanime, themele mbrojtëse, qendra pushteti, zyra administrative dhe politike. Kultura, arti, mjedisi, së bashku me një traditë të madhe enogastronomike janë thelbi i këtij vendi.

Dita 1-rë – REGGIO EMILIA

Reggio Emilia është një qytet me një histori të gjatë pas saj; lindja e saj datohet në shekullin e dytë para Krishtit dhe i atribuohet romakëve.

Karakteristika kryesore e qendrës historike është forma gjashtëkëndëshe; brenda ka shumë ndërtesa dhe monumente me një interes të madh artistik. Një kuriozitet mbi Reggio Emilia: këtu ka lindur flamuri italian në janar 1797.

Për tu vizituar janë “Kopshtet”, ndërtuar ku dikur ngrihej qyteza e vjetër; duke shëtitur në këmbë është e lehtë të shfaqen përpara syve burime me një bukuri të pabesueshme.

Drekë në ristorant.

Në pasdite transferim në Kanosa për të vizituar kështjellën me të njëjtin emër. Kështjella e Matildës nga Kanosa u ngrit rreth 940-ës. Në këtë pronë ngelet pendimi i famshëm i perandorit Henry IV përpara Papës Gregori VII në 1077.

Transferim në mbrëmje në provincën e Parmës.

Darka dhe fjetja në një rezidencë historike.

Dita 2-të – PARMA

Mëngjesi në hotel.

Transferim në Parma, takim me udhërrëfyesit dhe vizita e qytetit. Turisti që shkon në Parma nuk mund të humbas pamjen e mrekullueshme të Piazza Duomo, ku Katedralja, Pagëzimorja dhe Pallati i Peshkopit krijojnë një cep mesjetar të një bukurie të rrallë.

Disa dhjetëra metra nga katedralja ngrihet Shën Gjoni Ungjillori, ndërtesë e Rilindjes që mban mbi të kupolën e afreskuar nga Correggio në 1520-1521, dhe disa afreske nga Parmigianino.

Vizita vazhdon me Parkun e Pallatit Dukal, një shembull madhështor i kopshtit “francez”.

Dreka në ristorantë.
Pasdite transferim në Colorno për një turne të Pallatit Mbretëror seli të një oborri të rafinuar dhe të një koleksioni prestigjoz të pikturave nga Ticiano, Correxho, Mantenja dhe Rafaelo.
Në fund mund të vizitohet kopshti historik, i hapur nga ora 7:00 deri në perëndim të diellit.
Kthim në hotel për darkë dhe fjetje.

Dita 3-të – CREMONA
Mëngjesi dhe lënja e hotelit.

Takim me udhëzuesit dhe parja e qytetit të Kremones.

Kremona është veçanërisht Sheshi simpatik Mesjetar ku ndodhen Bashkia e qytetit, Kambanorja (Torrazzo), Pagëzimorja dhe Katedralja. Gjatë vizitës mundë të ngjiteni në mbi 100 metra në Torrazzo, një nga kambanoret me mure më të larta në Evropë.

Kremona, qyteti i Stradivarit gjëndet Muzeu Stradivarian dhe Koleksioni i Violinane Antike më të famshme në botë. Në mëngjes vizita e dyqanit të një lutisti, për të parë se si ndërtohen, sot si në shekujt e kaluar, violinat, violat, violinçelat dhe kundërbasi me mundësinë për të marrë pjesë në një koncert privat.

Drekë në ristorant.

Në pasdite transferim në Cigole për të vizituar Pallatin e shkëlqyer Cigola Martinoni që ngrihet madhështor në fushën e ulët breshane dhe dominon me madhësinë e tij parkun dhe territorin përreth.

Në mbrëmje trasferim në Padernello, i famshëm për kështjellën e tij, e ndërtuar në fund të vitit 1400, që ende qëndron në format e saj të bukura e rrethuar nga një hendek i thellë.

Kalaja ka një hijeshi të padyshimtë, tek e cila padyshim kontribuojnë korniza natyrore, dhe fshati bujqësor ende i paprekur. Veçanërisht mbresëlënëse janë fermat dhe stallat e bagëtive, si dhe parku që kornizon kështjellen në tre anë.

Darka në një nga dhomat e kështjellës.
Pas darke, trasferim në hotel në Bresha për fjetje.

Dita 4-të – BRESCIA

Mëngjesi, takim me udhëzuesin dhe nisje në këmbë për një turne panoramik të Brescia-s. Në zemër të qytetit ndodhet një nga zonat më interesante arkeologjike të Italisë veriore.

Mund të shihen eshtrat e imponuara të Forumit, tempulli Capitolino (73 pas Krishtit), Bazilika (shekulli i parë pas Krishtit), por edhe ato të shtëpive (Domus) private, me mozaike dhe afreske. Mbrapa gjëndet Teatri (shekulli i tretë pas Krishtit), i treti për madhësi, në Italinë veriore, me një kapacitet prej 15.000 personash. Duke lënë prapa Rrugën Musei, duke ecur disa minuta përpara shfaqet pamja e shkëlqyeshme e Piazza del Duomo (sot Piazza Paolo VI, në kujtim të Papës nga Brescia), romake dhe me baz qarkore: forma ngjason ndoshta me atë të Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit. Midis 1604 dhe 1825 u ndërtua Katedralja e re. Kupola me 80 metrat e saj lartësi të brendshme, është e treta në Itali, pas Shën Pjetrit në Romë dhe Shën Marisë del Fiore në Firence.

Duke dalë nga Piazza del Duomo dhe duke shëtitur nën portiket arrini tek Piazza Loggia.

Drekë në ristorant.

Pas drekës, pas një shëtitje të këndshme, arrihet tek Kalaja Mesjetare e cila është një nga komplekset e fortifikuara më interesante në Itali. Kulla qendrore, muret madhështore dhe kulla anësore janë  ndikim i fisit Visconti, ndërsa bastionet e fuqishëm dhe hyrja me urë lëvizëse dëshmojnë për fuqinë e Republikës së Venedikut që mbajti qytetin për më shumë se katër shekuj. Nga sheshi lartë i kështjellës mund të admirohet bukuria Breshas.
Fundi i shërbimeve.