Location: Bergamo - Franciacorta - Iseo Lake - Brescia - Garda Lake - Idro Lake

Lënë shpesh në planë të dytë nga vendpushimet bregdetare, liqenet Lombarde ofrojnë peisazhe që të lënë pa frymë, mrekulli arkitektonike dhe intinerare të futura në natyrë. Liqeni Garda, Liqeni Iseo dhe Liqeni Idro ofrojnë shumë atraksione për të zgjedhur për një fundjavë relaksimi dhe qetësie, në shëtitje ndër fshatrat e shumta që fshehin restorante karakteristik që shërbejnë verën e mirë e kodrave përreth.


Dita 1-- BERGAMO

E njohur për tiparin e saj kryesor, dy qytete në një, Bergamo është e ndarë në qytetin e Lartë, zemra antike, dhe Qytetin e Ulët, ku ka ndodhur zhvillimi urban dhe i tregtisë.

Bergamo e Lartë dallohet në mënyrë të veçantë për dy sheshet: sheshin e Vjetër, ku ngrihet Pallati mesjetar i Rajonit, dhe Sheshin Duomo, ku ndodhet Katedralja, Bazilika romake e Shën Marisë së Madhe dhe Kisha e Rilindjes Koleoni.

Dreka në ristorant.

Në mbrëmje transferim në Liqenin Iseo.

Darka dhe nata në hotel.

Dita 2-të- FRANCIACORTA DHE LIQENI ISEO

Mëngjesi në hotel pastaj transferim në Rodengo Saiano. Vizita e Manastirit Olivetan të Shën Nikollës. Manastiri Olivetan i Rodengo Saiano-s, themeluar nga murgjit kluniaçens (nga Cluny, qytet në Francën lindore) para 1050 është sigurisht një nga komplekset fetare më madhështore dhe të pasura, nga ana artistike, në Italinë veriore. Midis viteve 500 dhe 600 punuan në manastir eksponentët më të mëdhenj të artit Breshan; kujtojmë veprat e Foppa, Romanino, Moretto, Gambara dhe Cossali.

Ne fund transferim në një nga kantinat e “Franciacorta”. Në kodrat e Françakortës rushi është mbjellë që nga kohërat e lashta. Kursi i ri i verës së Françakortë  hyn në fuqi në fillim të viteve 60, me lindjen e kantinave të para. Françakorta e sotme, konsideruar nga shumë si e vetmia zonë italiane e prodhimit të bulzave, ka arritur nivele të krahasueshme me ato të Shampanjës.

Vizitë e kantinës, pas së cilës do të ketë një provë të produkteve më të mira nga Brescia, e shoqëruar natyrisht nga një gotë “Curtefranca.”

Pas drekës trasferim në liqenin Iseo, dhe hipja në bord të një anije private për një dalje në det.

Brenda liqenit të Iseo-s ngrihet Monte Isola, ishulli më i madh liqenor në Evropë. Kryqetërthorja do të përfundojë me vizitën e dy ishujve  privat brenda liqenit

Në mbrëmje kthim në hotel.

Darkë dhe fjetje.

Dita 3-të- BRESCIA

Mëngjesi, takim me udhëzuesin dhe nisje në këmbë për një turne panoramik të Brescia-s. Në zemër të qytetit ndodhet një nga zonat më interesante arkeologjike të Italisë veriore. Mund të shihen eshtrat e imponuara të Forumit, tempulli Capitolino (73 pas Krishtit), Bazilika (shekulli i parë pas Krishtit), por edhe ato të shtëpive (Domus) private, me mozaike dhe afreske. Mbrapa gjëndet Teatri (shekulli i tretë pas Krishtit), i treti për madhësi, në Italinë veriore, me një kapacitet prej 15.000 personash.

Duke lënë prapa Rrugën Musei, duke ecur disa minuta përpara shfaqet pamja e shkëlqyeshme e Piazza del Duomo (sot Piazza Paolo VI, në kujtim të Papës nga Brescia), romake dhe me baz qarkore: forma ngjason ndoshta me atë të Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit. Midis 1604 dhe 1825 u ndërtua Katedralja e re. Kupola me 80 metrat e saj lartësi të brendshme, është e treta në Itali, pas Shën Pjetrit në Romë dhe Shën Marisë del Fiore në Firence.

Duke dalë nga Piazza del Duomo dhe duke shëtitur nën portiket arrini tek Piazza Loggia.

Drekë në ristorant.

Në fund vizita e Muzeut të Mille Miglia “rreshtimi më i bukur në botë i makinave të epokave të ndryshme.”

Në mbrëmje trasferim në liqenin Garda

Darka dhe fjetja në hotel.

Dita 4-të - LIQENI GARDA

Mëngjesi në hotel.

Transferimi në Gardone Riviera, takimi me udhëzuesin për të

vizituar “Vittoriale-n e Italianëve”, qyteza monumentale ndërtuar në brigjet e liqenit Garda nga poeti Gabriele D’Annunzio nga viti 1921 deri në vitin 1938.

Teatri i saj në ajër të hapur, frymëzuar modeleve të antikitetit, mund të mbajnë deri në 1.500 njerëz dhe ende sot ofron evente teatrale dhe muzikore në periudhën everës.

Transferimi në portin e Gardone Riviera dhe lundrim për në Sirmione.

Drekë në një restorant në Sirmione.

Në pasdite, takim me udhëzuesin për një turne për të zbuluar qytetin e bukur të Sirmione-s.

Në brëndësi të komunës së Sirmione-s, në majë të gadishullit, gjejmë vilën romake më të madhen dhe më të rëndësishmen në pjesën veriore të Italisë, të quajtur “Grotte di Catullo”, e ndërtuar midis shekullit të parë para Krishtit dhe shekullit të parë pas Krishtit.

Në mbrëmje kthimi në hotel.

Darka dhe fjetja.

Dita 5-të – LIQENI GARDA DHE IDRO

Mëngjesi dhe lënja e hotelit.

Xhiro e shkurtër panoramike e liqenit deri në Salò për tu trasferuar pastaj drejt Liqenit Idro, që ndodhet midis liqenit Garda dhe Liqenit Iseo në para-Alpet breshane.

Ky është vendi ideal për dashamarësit e një jete të qetë, të sportit në kontakt me natyrën dhe traditave të vjetra. Ndalesë gjatë rrugës për të admiruar pamjen e shkëlqyer dhe transferim në Anfo, e njohur për të famshmen Fortesë dëshmi e jashtëzakonshme dhe një shembull unik i një fortese Napoleonike ende e paprekur sot.

Dreka ne ristorant.

Fundi i shërbimeve.