Location: Mantua - Sabbioneta - San Benedetto Po - Ferrara - Rovigo

Natyrë, kulturë, art, histori: ky është sllogani që përmbledh atë që ju mund të shihni duke kaluar nëpër Mincio dhe Po, një zonë e cila, nga Liqeni Garda deri tek Deti Adriatik përbëhet nga zonat kodrinore të Mantovës deri tek fusha e madhe. Këtu  mbivendosen dëshmi historike si kështjellat dhe fortifikimet mesjetare ose scalixhere të harkut morenë, bazat e gjuetisë dhe pallatet e Dukëve të Mantovës, ndërmarrjet e rregullimit hidraulik të liqeneve ose ashensorët e ujit të luginës së lundrimit ë Governolos, dëshmitë etruske dhe parahistorikë. Shtresa historike, reflektuar në peisazhet përreth lumit, gjatë të cilit shfaqen oaze dhe zona të laështa me rëndësi ndërkombëtare, me kallamishte dhe bimësi ujore që ofrojnë strehim qindra llojeve zogjsh.

Dita 1-rë - MANTOVA DHE SABIONETA

Një ditë e tërë dedikuar vizitës së  Mantovës dhe Sabbionetës që nga viti 2008 janë një Site e Trashëgimisë Botërore.

Takim me udhëzuesin dhe turne tek Pallati Dukal në Mantova, “një qytet brenda në qytet”,  pallati  mbretëror i qytetit, ku nga fundi i shekullit të trembëdhjetë e deri në shekullit e tetëmbëdhjetë jetuan, punuan, komplotuan qeverisësit e Mantovës dhe Mantovanëve.

Duke ecur nëpër qytet mund të shihni me mijëra detaje midis shesheve dhe ndërtesave të qendrës historike: Sheshi Sordello, Sheshi Broletto, Sheshi Erbe, pallatet Bonacolsiani, Kulla e Kafazit (Torre della Gabbia), Palazzo del Podesta (Pallati Kryeparit në mesjetë), Palazzo della Ragione,  Qarkoren e  Shën Lorencit që supozohet të jetë ndërtuar në kohën e Matildës  dhe bazilikën e famshme të Shën Andreas, një kryevepër e Leon Battista Alberti.

Në fund të vizitës drekë në ristorantë.

Pas drekës trasferim në Sabbioneta.

Sabbioneta është një nga shembujt më të mëdhenj të stilit arkitektonik të Rilindjes në Lombardi. Pas disa dhjetëra metrash mund  të vizitoni teatrin e parë  ndërtuar në Evropë, galeria e tretë në Itali për gjatësi, Toson d’oro (dele ari) i vetmi i ekspozuar publikut, një nga disa muret e paprekur të qytetit,  mauzoleu i perandorit Vespasiano Gonzaga .

Darka dhe nata në hotel në Mantova.

Dita 2-të  SAN BENEDETTO PO – MANTOVA

Mëngjesi në hotel.

Transferim në San Benedetto Po për të vizituar bazilikën njëmijëvjeçare dhe muzen e saj. Kisha e San Benedetto në Polirone u themelua në 1007 nga Konti Tebaldi i Kanosës dhe iu besua murgjëve benediktinë.

Drekë në ristorant.

Në fund të drekës, lundrim me anije për tu kthyer në Mantova, duke ngjitur Minçon kundër rrymë, duke kaluar nëpër luginën e Governolo, vendi ku ndaloj Attila, dhe Andes, vendlindja e poetit të madh Virxhil.

Spektakolar, kur hyn në Mantova nga Liqeni Inferior, vizioni i Pallatit të familjes Gonzaga.

Darka dhe nata në hotel.

Dita 3-të  FERRARA

Mëngjesi në hotel dhe transferim në Ferrara (transferimi mund të bëhet edhe me anije, duke lundruar Mincion dhe Po-n). Takim me udhëzuesin dhe për të vizituar qytetin.

Brenda mureve të Ferrara gjëndet qëndror Sheshi Republikës; nga këtu mund të vizitohen Kështjella Estense nga një anë dhe katedralja në anën tjetër. Pak minuta më këmbë nga Kështjella mbërrihet në katedralen e Shën Gjergjit, e ndërtuar në shekullin e dymbëdhjetë.

Drekë në ristorant.

Në pasdite ekskursion me anije private përgjatë brigjeve të Po-s. Duket sikur gjëndeni brënda në një film, në një labirint natyre madhështor, në një lloj melankonie romantike.

Darka dhe nata në hotel në Ferrara.

Dita 4-të  ROVIGO

Mëngjesi në hotel.

Transferimi në Rovigo, takim me udhëzuesin dhe vizitë e qytetit. Për tu parë: kisha tetëkëndëshe Beata Vergine del Soccorso (1594), e quajtur ndërtesë rrumbullake (la Rotonda), rrënojat e Këshjellës Estense, të shekullit të dhjetë (920), e cila mbetet struktura më e vjetër arkitektonike e qytetit, Pallatin Ronkale (1555), Pallatin Angeli (1780) dhe Pallatin Ravena (shekulli XVI).

Së fundi, Katedralja, e cila tregon një fasadë të papërfunduar.

Drekë  në ristorant.

Në pasdite vizitë e një prej  vilave të Polesine. Ashtu si në të gjithë Veneto, provinca e Rovigo-s admirohet për praninë e vilave, ky fenomen artistik ishte i lidhur ngushtë me zgjerimin territorial të dominimit venecian.

Fundi i shërbimeve.