Location: Bergamo - Verona - Mantua - Sabbioneta - Cremona - Parma - Busseto - Milan

Bergamo, Verona, Mantova, Kremona, Parma dhe Milano brënda disa kilometrash  janë pëmbyllur personazhet,  instrumentet dhe vendet që kanë bërë historinë e muzikës klasike italiane. Bergamo vendlindja e Gaetano Donizeti; Verona me Arenën e saj, një dëshmi e shkëlqyer romake e cila ende mirpret eventet më të mëdha italiane muzikore; Mantova qyteti  ku Verdi bëri që të jetoi miti i Rigolettos në pallatin Gonzaga; Kremona kryeqyteti i botës i violinë-bërsve, arti i lashtë i ndërtimit të violinës dhe instrumenteve të tjera me korda, një primat për të cilin qyteti është krenar; Parma, vendlindja e Giuseppe Verdit dhe në fund Milano që mirpret një nga teatrot më të mëdhenj në botë.

 

Dita 1-rë BERGAMO 

E njohur për tiparin e tij kryesor, dy qytete në një, Bergamo është e ndarë në qytetin e Lartë, zemra antike, dhe Qytetin e Ulët, ku ka ndodhur zhvillimi urban dhe i tregtisë.

Të apasionuarit e musikës do të fokusojnë vizitën në Muzeun Donizetti. I lindur në Bergamo në vitin 1797, Gaetano Donizetti është një nga bijtë më të famshmëm të Bergamo. Teatri Donizetti është teatri kryesor në Bergamo dhe i është përkushtuar gjithashtu kompozitorit.

Drekë në ristorant.

Darka dhe nata në hotel.

Dita 2-të VERONA

Mëngjesi në hotel dhe transferim në Verona, një nga qytetet më të vjetra dhe më të bukura italiane.

Të vizitosh Veronën do të thotë të bësh një zhytje në emocionet e vjetra të një qyteti që ruan vlerat dhe format e një të kaluare të lashtë nga mesjeta deri në rilindje. Vizita e Veron-ës antike arrin kulmin e emocionit kur hyn tek teatri më i madh i operës që është Arena e Veron-ës.  Amfiteatri romak mund të mbajë 15.000 spektatorë dhe vë në skenë shfaqje të organizuara nga artistët më të mëdhenj të botës: një mbrëmje në Arena të Veron-ës është e paharrueshme dhe vetëm justifikon një udhëtim në Verona.

Drekë në ristorant.

Darka dhe nata.

Dita 3-të - MANTOVA DHE SABIONETA

Mëngjesi në hotel.

Një ditë e tërë dedikuar vizitës së  Mantovës dhe Sabbionetës që nga viti 2008 janë një Site e Trashëgimisë Botërore. Takim me udhëzuesin dhe turne tek Pallati Dukal në Mantova, “një qytet brenda në qytet”,  pallati  mbretëror i qytetit, ku nga fundi i shekullit të trembëdhjetë e deri në shekullit e tetëmbëdhjetë jetuan, punuan, komplotuan qeverisësit e Mantovës dhe Mantovanëve.

Duke ecur nëpër qytet mund të shihni me mijëra detaje midis shesheve dhe ndërtesave të qendrës historike: Sheshi Sordello, Sheshi Broletto, Sheshi Erbe, pallatet Bonacolsiani, Kulla e Kafazit (Torre della Gabbia), Palazzo del Podesta (Pallati Kryeparit në mesjetë), Palazzo della Ragione,  Qarkoren e  Shën Lorencit që supozohet të jetë ndërtuar në kohën e Matildës  dhe bazilikën e famshme të Shën Andreas, një kryevepër e Leon Battista Alberti.

Në fund të vizitës drekë në ristorant.

Pas drekës trasferim në Sabbioneta.

Sabbioneta është një nga shembujt më të mëdhenj të stilit arkitektonik të Rilindjes në Lombardi.

Pas disa dhjetëra metrash mund  të vizitoni teatrin e parë  ndërtuar në Evropë, galeria e tretë në Itali për gjatësi, Toson d’oro (dele ari) i vetmi i ekspozuar publikut, një nga disa muret e paprekur të qytetit,  mauzoleu i perandorit Vespasiano Gonzaga .

Në mbrëmje rikthim në hotel.

Darka dhe nata.

Dita 4-të  KREMONA

Mëngjesi dhe check-out nga hoteli.

Trasferim në Kremona, takim me udhëzuesin dhe vizitë e qytetit. Në Kremona, qyteti i Sradivarit, ndodhen dhe Muzeu Stradivarian dhe Koleksioni  i Violinave antike më të famshme në botë. Në mëngjes vizita e dyqanit të një lutajo, për të parë se si ndërtohen, sot si në shekujt e kaluar, violinat, violat, violinçelat dhe kundërbasi me mundësinë për të marrë pjesë në një koncert privat.

Drekë në ristorant.

Pasdite vizitë i një prej prodhimtarëve më antik të torones e cila lindi në Kremona gjatë martesës së Bianca Maria Visconti me Sforza Francesco që u zhvillua më 25 tetor 1441. Për këtë rast pastiçerët Kremonez përgatitën një ëmbëlsire me sheqer dhe bajame, duke i dhën formën e Torracos, simboli i qytetit.

Në mbrëmje rikthim në Mantova, darka dhe nata.

Dita 5-të - PARMA DHE BUSSETO

Mëngjesi në hotel.

Transferim në Parma, takim me udhërrëfyesit dhe vizita e qytetit.

Turisti që shkon në Parma nuk mund të humbas pamjen e mrekullueshme të Piazza Duomo, ku Katedralja, Pagëzimorja dhe Pallati i Peshkopit krijojnë një cep mesjetar të një bukurie të rrallë.

Disa dhjetëra metra nga katedralja ngrihet Shën Gjoni Ungjillori, ndërtesë e Rilindjes që mban mbi të kupolën e afreskuar nga Correggio në 1520-1521, dhe disa afreske nga Parmigianino.

Vizita vazhdon me Parkun e Pallatit Dukal, një shembull madhështor i kopshtit “francez”.

Dreka në ristorantë.

Në pasdite transferim në Busseto për të vizituar “vendin e Verdit”.

Giuseppe Verdi, një nga kompozitorët më të mëdhenj të kohës, lindi në Roncole të Bussetos më 10 tetor 1813 në një shtëpi të vogël, sot monument kombëtar.

Takim me udhëzuesin për të vizituar Casa Natale, Muzeun Casa Barezzi dhe Teatrin atij përkushtuar.

Në mbrëmje kthim në hotel.

Darka dhe nata.

Dita 6-të - MILANO

Mëngjesi në hotel.

Transferim në Milano dhe takim me udhëzuesin.

Vizita nuk mund të mos fillojë nga Katedralja, e cila është simbol per antonomazi e qytetit, një kryevepër e padiskutueshme e arkitekturës gotike.

Qendra historike e qytetit përfshin distriktin e famshëm të modës, i njohur sa ai i Parisit dhe Nju Jorkut: Via Monte Napoleone, Via della Spiga, Via Manzoni dhe Via Sant’Andrea, janë simbol i veshjeve italiane dhe ndërkombëtare, ku ndodhen dyqanet më ekskluzivë dhe emrat më të mëdhenj të modës në botë. Milani i vjetër ende magjeps me Kështjellën e saj Sforceske, Pallatin Mbretëror dhe Gallerin Vittorio Emanuele II e përbërë me xham dhe hekur të farkëtuar, në një stil të shkëlqyer arkitektonik të periudhës Belle Epoque Evropiane.

Leonardo da Vinci ka lënë gjurmët e tij artistike më të rëndësishme pikërisht në Milano, në të famshmen Darka e Fundit (deklaruar Trashëgimi Botërore nga UNESCO në vitin 1980) që ruhet në kishën e Santa Maria delle Grazie.

Së fundi, vizitë e Teatrit alla Scala, tempulli i muzikës, ndërtuar nga Perandoresha austriake Maria Tereza, që përfaqëson dashurinë e qytetit për muzikën, Operan dhe teatrin.

E ndërtuar në periudhën 1776-1778 është teatri më i famshëm në Itali dhe një nga më të madhenjë dhe më të njohur në botë.

Dreka.

Fundi i shërbimeve.