Location: Capo di Ponte - Bienno - Franciacorta - Iseo Lake - Brescia

Gdhëndjet në shkëmbe të Valekamonikës përbëjnë një nga koleksionet më të mëdha të grafiqeve prehistorike në botë dhe janë njohur nga UNESCO si e para Trashëgimi Botërore në Itali (1979). Françakorta është një pjesë e bukur e tokës Lombarde, origjina mijëvjeçare e së cilës është shënuar nga Natyra vetë e cila ka krijuar një peisazh  aftësi mahnitëse për shumëllojshmërinë e tij, ngjyrat e tij dhe thesarin e tij më të çmuar: verën.

 

Dita 1-rë - CAPO DI PONTE – BIENNO

Takim në Capo di Ponte me udhëzuesin dhe vizitë e Parkut Kombëtar të gdhendjeve në shkëmb të Naquane.

Gdhendjet mbi shkëmbinj të Valkamonika, të pasura me mbi 300.000 figura të gdhendura, konsiderohen si shembulli më i rëndësishëm i artit shkëmbor në Evropë. Në vitin 1979, këto të fundit janë bërë vendi i parë Italian Trashëgimi Botërore e UNESKO-S.

Dreka.

Transferim në Bienno dhe për të vizituar fshatin që i përket klubit të “fshatrat më të bukura në Itali”. Vendi i vetmuar i Shën Pjetrit dhe Palit, kompleksi i bukur i kishës së Madalenës, dhoma e Santa Marta, Krishti Mbret; brenda qytetit Santa Maria e shekullit të pesëmbëdhjetë,  famullia e pikturuar plotësisht nga Fiamminghino. Në mbrëmje transferimi në hotel në liqenin Iseo.

Darka dhe nata.

Dita 2-të- FRANCIACORTA DHE LIQENI ISEO

Mëngjesi në hotel pastaj transferim në Rodengo Saiano.

Vizita e Manastirit Olivetan të Shën Nikollës. Manastiri Olivetan i Rodengo Saiano-s, themeluar nga murgjit kluniaçens (nga Cluny, qytet në Francën lindore) para 1050 është sigurisht një nga komplekset fetare më madhështore dhe të pasura, nga ana artistike, në Italinë veriore. Midis viteve 500 dhe 600 punuan në manastir eksponentët më të mëdhenj të artit Breshan; kujtojmë veprat e Foppa, Romanino, Moretto, Gambara dhe Cossali.

Ne fund transferim në një nga kantinat e “Franciacorta”. Në kodrat e Françakortës rushi është mbjellë që nga kohërat e lashta. Kursi i ri i verës së Françakortë  hyn në fuqi në fillim të viteve 60, me lindjen e kantinave të para. Françakorta e sotme, konsideruar nga shumë si e vetmia zonë italiane e prodhimit të bulzave, ka arritur nivele të krahasueshme me ato të Shampanjës. Vizitë e kantinës, pas së cilës do të ketë një provë të produkteve më të mira nga Brescia, e shoqëruar natyrisht nga një gotë “Curtefranca.”

Pas drekës trasferim në liqenin Iseo, dhe hipja në bord të një anije private për një dalje në det. Brenda liqenit të Iseo-s ngrihet Monte Isola, ishulli më i madh liqenor në Evropë. Kryqetërthorja do të përfundojë me vizitën e dy ishujve  privat brenda liqenit. Në mbrëmje kthim në hotel.

Darkë dhe fjetje.

Dita 3-të- BRESCIA

Mëngjesi në hotel, trasferim në Bresha,  takim me udhëzuesin dhe nisje në këmbë për një turne panoramik të Brescia-s.

Në zemër të qytetit ndodhet një nga zonat më interesante arkeologjike të Italisë veriore. Mund të shihen eshtrat e imponuara të Forumit, tempulli Capitolino (73 pas Krishtit), Bazilika (shekulli i parë pas Krishtit), por edhe ato të shtëpive (Domus) private, me mozaike dhe afreske. Mbrapa gjëndet Teatri (shekulli i tretë pas Krishtit), i treti për madhësi, në Italinë veriore, me një kapacitet prej 15.000 personash. Duke lënë prapa Rrugën Musei, duke ecur disa minuta përpara shfaqet pamja e shkëlqyeshme e Piazza del Duomo (sot Piazza Paolo VI, në kujtim të Papës nga Brescia), romake dhe me baz qarkore: forma ngjason ndoshta me atë të Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit. Midis 1604 dhe 1825 u ndërtua Katedralja e re. Kupola me 80 metrat e saj lartësi të brendshme, është e treta në Itali, pas Shën Pjetrit në Romë dhe Shën Marisë del Fiore në Firence.

Duke dalë nga Piazza del Duomo dhe duke shëtitur nën portiket arrini tek Piazza Loggia.

Drekë në ristorant.

Në fund vizita e Muzeut të Mille Miglia “rreshtimi më i bukur në botë i makinave të epokave të ndryshme.”

Fundi i shërbimeve.