Location: All Locations

Një udhëtim në Itali nuk mund të ndahet nga gjëja për të cilën shquhet dhe krenohen italianët: ushqimi. Kuzhina e mirë italiane, e njohur kudo, është një bashkësi shijesh, krijimtarish dhe historish e të gjitha vëndeve të Italisë. Kuzhina e Një tjetër Italie përfiton nga pasuria dhe diversiteti i traditave lokale dhe përbërësve që karakterizojnë shumicën e zonave të saj: male, kodra, liqene dhe fusha. Sigurisht ky është edhe rezultat i kulturave që kanë pasur një sensitivitet të veçantë kundrejt ushqimit, si një element kënaqësie. Janë dëshmi mirnjohjet e udhëzuesve gastronomik ndërkombëtare që vënë Italinë në krye për numrin e lokaleve me “yje”.

“Një tjetër Itali,” një destinacion për “gourmets” e vërtetë ose, më thjesht, për të dashuruarit e ushqimit të mirë: të gjitha intineraret që ndodhen në katalog ofrojnë mundësi për të përjetuar momente të paharrueshme,  duke provuar shumëllojshmërinë e specialiteve që ofrojnë qytetet e ndryshme, kuzhina tradicionale përgatitur me dashuri  me përbërës me kilometër 0 dhe e shërbyer në shumë restorante lokale.

“Prej traditës deri tek përtëritja” është propozimi gustator i ” Një tjetër Italie, “për të jetuar, nga ana gastronomike, një përvojë emocionale unike duke provuar pjatat tradicionale të rishikuara nga disa nga shefat më të mëdhenj italianë.