Location: Concesio - Brescia - Garda Lake - Bergamo - Sotto il Monte

Turizmi fetar, turizmi që ka si synim vizitën e vendeve fetare si shënjtoret mariane, kishat, manastiret, vendet e faljes duke konstatuar jo vetëm thelbin fetar të vendeve, por edhe bukurinë historike dhe arkitektonike. Pra destinacione ideale jo vetëm për tu mbledhur në lutje dhe meditim në vende plot me paqe dhe spiritualitetet, por edhe për të shijuar thesaret e artit. Italia tjetër është një destinacion për turizmin fetar që mund të mahnisë.

Dita 1-rë  CONCESIO – BRESCIA

Takim me pjesëmarrësit dhe nisje për Konçesio, vendlindja e Papa Paolo VI: vizitë e shtëpisë së familjes Montini dhe kishës që ruan vaskën origjinalë të pagëzimit. Më pas vizitë e udhëzuar e Muzeut “Shoqata e Artit dhe Spiritualitetit” në Institutin Paolo VI, ku është ekspozuar “Koleksioni i Paolo VI”, i cili mbledh 7000 piktura, vizatime, printime, skulptura, medalje të 1900-ës, dëshmi e shkëmbimin kulturor të botës së artit me kishën.

Transferim në Bresha dhe drekë në restorant.

Në pasdite turne e qytetit.

Duke filluar me pamjen e bukur të Sheshit  Duomo (Piazza Paolo VI sot në kujtim të Papës nga Brescia). Duomo i vjetër ose ndërtesa e rrumbullakët është një nga pak kishat romake rrethore: forma ngjason me atë të Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit. Midis 1604 dhe 1825 u ndërtua Katedralja e re. Vizitë e Shënjtores dhe Bazilikës së “Santa Maria delle Grazie”, ku Paolo VI ka celebruar meshën e parë.

Duke dalë nga Sheshi Duomo dhe duke ecur nën portiket, arrihet në Sheshin Loggia. Së fundi, mund të homazhoni Shën Anxhela Meriçi, mbrojtësen e qytetit, duke shkuar në kishën e San Françesco-s, në të cilën ju mund të gjeni një kishëzën asaj dedikuar.

Transferim në hotel, darka dhe fjetja.

Dita 2-të LIQENI GARDA

Mëngjesi në hotel dhe transferimi në Desenzano del Garda, një hap kyç për të rindërtuar dhe të rijetuar jetën e Shën Anxhela Meriçi.

Shën Anxhela Meriçi lindi në Desenzano rreth vitit 1474, vdiq në Brescia më 1540, dhe u kanonizua në vitin 1807. Së bashku me udhëzuesin do të përballeni me një udhëtim nëpër vendet e të shenjtës duke filluar nga vendlindja në rrugën Castello, tek Duomo, Statuja në sheshin Malveci dhe manastiri Ursuline në rrugën Shën Maria. Intinerari përfshin gjithashtu dhe shtëpinë ku shenjtorja kaloj shumicën e jetës së saj. Së fundi arrini tek Mericianum, një qendër spiritualiteti drejtuar nga murgeshat Ursuline brenda së cilës ngrihet një vend i shenjtë kushtuar shenjtores.

Dreka në ristorant.
Pasdite trasferim në Peskiera del Garda për të vizituar (Santuario della Madonna del Frassino) Mauzoleun e Zonjës nga Frassino. Ndërtuar në vitet 1500, vend i famshëm françeskan i përkushtimit Marian, është një monument kombëtar dhe ngrihet në vendin ku një fermer i cili po sillte disa vida i shpëtoj kafshimit të një gjarpri falë ndërhyrjen mrekullore të Virgjëreshës Mari, e cila ishte materializuar në degët e një peme frasheri në formën e një statuje, që ruhet sot në shenjtërore.
Pas kthimit në qytet, një turne të shkurtër panoramik të liqenit Garda.

Darka dhe nata në hotel.

Dita 3-të  BERGAMO – SOTTO IL MONTE

Mëngjesi në hotel dhe transferim në Bergamo.

E njohur për veçantin e saj kryesore, dy qytete në një, Bergamo është e ndarë në qytetin e Lartë, epiqëndra e vjetër, dhe Qytetin e Ulët, ku ka ndodhur zhvillimi urban dhe tregtar. Bergamo e Lartë dallohet në veçanti për dy sheshet e vjetra, siç janë Sheshi i Vjetër ku ndodhet Pallati mesjetarë i Rajonit,  dhe Sheshi Duomo, ku ngrihet Katedralja, Bazilika romake e Shën Marisë së Madhe dhe Kisha e rilindjes e Coleonëve.

Drekë në ristorant.

Në pasdite transferim në Sotto il Monte, vendlindja e Papa Gjon XXIII. Në fraksionin Brusiko, ndodhet shtëpia ku i bekuari lindi me 25 nëntor 1881. Mund të shikohen fotot e prindërve (pikturë mariane), krevatet e tyre, disa veshje të Anxhelo Ronkalit, dhe mobilje të ndryshme.

Nga shtëpia, arrini në Sheshin e Shën Marisë ku ngrihet kisha e shekullit të pesëmbëdhjetë: aty, Papa u pagëzua, bëri bashkimin e tij të parë, dhe celebroj meshën e parë në vendin e tij.

Turneu përfundon në Ca ‘Maitino: ndërtesë e shekullit të pesëmbëdhjetë që ishte vëndqëndrimi i fisit Ronkali dhe që Papa përdori për pushimet verore për dekada të tëra.

Fundi i shërbimeve.