Location: Verona - Garda Lake - Brescia - Franciacorta - Iseo Lake - Mantova - Cremona - Parma - Busseto - Reggio Emila

Një tjetër itali, një turne për të shijuar gjithcka që Italia është në gjendje të ofrojë:  muzikë, art, fe, enogastromi (kombinimi ushqimit me verë). Një përqëndrim emocionesh dhe ndjenjash që dhurojnë një eksperiencë unike, e vështirë për tu harruar, e aftë për të shpjeguar vlerat autentike të asaj pjese të Italisë veriore që nuk është vetëm industri dhe punë, por edhe krenari për traditat, historinë, artin dhe kulturën.

 Dita 1-rë - VERONA DHE LIQENI GARDA

Takim në Verona me udhërrëfyesin për të vizituar një nga qytetet më të vjetra dhe më të bukura italiane. Të vizitosh Veronën do të thotë të bësh një zhytje në emocionet e vjetra të një qyteti që ruan vlerat dhe format e një të kaluare të lashtë nga mesjeta deri në rilindje.

Historia tragjike dashurie e Romeo dhe Xhulieta, që Shakespeare ideoj tek Verona “scaligera” (që i përkiste fisit i Della Scala) e bën qytetin destinacion të preferuar për të dashuruarit. Vizita e Veron-ës antike arrin kulmin e emocionit kur hyn tek teatri më i madh i operës që është Arena e Veron-ës. Amfiteatri romak mund të mbajë 15.000 spektatorë dhe vë në skenë shfaqje të organizuara nga artistët më të mëdhenj të botës.

Drekë në ristorant.

Pas drekës transferim për në Sirmione, takim me udhëzuesin për të vizituar një qytezë të bukur. Në mbrëndësi të komunës së Sirmiones, në majë gadishullit, gjejmë vilën romake më të madhen dhe më të rëndësishmen në pjesën veriore të Italisë, të quajtur “Grotte di Catullo”, e ndërtuar midis shekullit të parë para Krishtit dhe shekullit të parë pas Krishtit.
Në mbrëmje trasferim në Padernello, i famshëm për kështjellën e tij, e ndërtuar në fund të vitit 1400, që ende qëndron në format e saj të bukura, të një kështjelle  rrethuar  nga një hendek i thellë.
Kalaja ka një hijeshi të padiskutueshme, tek e cila padyshim kontribuojnë korniza natyrore, që e rrethon, dhe fshati bujqësor ende i paprekur. Ambientet e kështjellës u ristruturuan shekujt e kaluar me stuko dhe afreske dhe u mobiluan me mobilje të vlefshme dhe orendi.
Darka në një nga dhomat e kështjellës.
Pas darke, trasferim në hotel për fjetje.

Dita 2-të- BRESCIA

Mëngjesi, takim me udhëzuesin dhe nisje në këmbë për një turne panoramik të Brescia-s. Në zemër të qytetit ndodhet një nga zonat më interesante arkeologjike të Italisë veriore. Mund të shihen eshtrat e imponuara të Forumit, tempulli Capitolino (73 pas Krishtit), Bazilika (shekulli i parë pas Krishtit), por edhe ato të shtëpive (Domus) private, me mozaike dhe afreske. Mbrapa gjëndet Teatri (shekulli i tretë pas Krishtit), i treti për madhësi, në Italinë veriore, me një kapacitet prej 15.000 personash.
Duke lënë prapa Rrugën Musei, duke ecur disa minuta përpara shfaqet pamja e shkëlqyeshme e Piazza del Duomo (sot Piazza Paolo VI, në kujtim të Papës nga Brescia), romake dhe me baz qarkore: forma ngjason ndoshta me atë të Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit. Midis 1604 dhe 1825 u ndërtua Katedralja e re. Kupola me 80 mt e saj lartësi të brendshme, është e treta në Itali, pas Shën Pjetrit në Romë dhe Shën Marisë del Fiore në Firence.
Duke dalë nga Piazza del Duomo dhe duke shëtitur nën portiket arrini tek Piazza Loggia.
Drekë në ristorant.
Në fund vizita e Muzeut të Mille Miglia “rreshtimi më i bukur në botë i makinave të epokave të ndryshme.”
Darka dhe fjetja në hotel.

Dita 3-të- FRANCIACORTA DHE LIQENI ISEO
Mëngjesi në hotel pastaj transferim në Rodengo Saiano. Vizita e Manastirit Olivetan të Shën Nikollës. Manastiri Olivetan i Rodengo Saiano-s, themeluar nga murgjit kluniaçens (nga Cluny, qytet në Francën lindore) para 1050 është sigurisht një nga komplekset fetare më madhështore dhe të pasura, nga ana artistike, në Italinë veriore. Midis viteve 500 dhe 600 punuan në manastir eksponentët më të mëdhenj të artit Breshan; kujtojmë veprat e Foppa, Romanino, Moretto, Gambara dhe Cossali.

Ne fund transferim në një nga kantinat e “Franciacorta”. Në kodrat e Françakortës rushi është mbjellë që nga kohërat e lashta. Kursi i ri i verës së Françakortë  hyn në fuqi në fillim të viteve 60, me lindjen e kantinave të para. Françakorta e sotme, konsideruar nga shumë si e vetmia zonë italiane e prodhimit të bulzave, ka arritur nivele të krahasueshme me ato të Shampanjës.

Vizitë e kantinës, pas së cilës do të ketë një provë të produkteve më të mira nga Brescia, e shoqëruar natyrisht nga një gotë “Curtefranca.”

Pas drekës trasferim në liqenin Iseo, dhe hipja në bord të një anije private për një dalje në det.
Brenda liqenit të Iseo-s ngrihet Monte Isola, ishulli më i madh liqenor në Evropë. Kryqetërthorja do të përfundojë me vizitën e dy ishujve  privat brenda liqenit.
Në mbrëmje kthim në hotel.
Darkë dhe fjetje.

Dita 4-të - KREMONA DHE MANTOVA
Mëngjesi në hotel.
Takim me udhëzuesit dhe parja e qytetit të Kremonës.
Kremona është veçanërisht Sheshi simpatik Mesjetar ku ndodhen Bashkia e qytetit, Torrazzo (Kambanorja), Pagëzimorja dhe Katedralja. Gjatë vizitës mund të ngjiteni në mbi 100 metra në Torrazzo, një nga kambanoret me mure më të larta në Evropë. Kremona, qyteti i Stradivarit gjëndet Muzeu Stradivarian dhe Koleksioni i Violinave Antike më të famshme në botë. Në mëngjes vizita e dyqanit të një lutajo, për të parë se si ndërtohen, sot si në shekujt e kaluar, violinat, violat, violinçelat dhe kundërbasi me mundësinë për të marrë pjesë në një koncert privat.

Drekë në ristorant.

Pasdite transferim në Mantova.
Takimi me udhëzuesin dhe turne tek Pallati Dukal në Mantova, “një qytet brenda në qytet”,  pallati  mbretëror i qytetit, ku nga fundi i shekullit të trembëdhjetë e deri në shekullit e tetëmbëdhjetë jetuan, punuan, komplotuan qeverisësit e Mantovës dhe Mantovanëve. Duke ecur nëpër qytet mund të shihni mijëra detaje midis shesheve dhe ndërtesave të qendrës historike: Sheshi Sordello, Sheshi Broletto, Sheshi Erbe, pallatet Bonacolsiani, Kulla e Kafazit (Torre della Gabbia), Palazzo del Podesta (Pallati Kryeparit në mesjetë), Palazzo della Ragione,  Qarkoren e  Shën Lorencit që supozohet të jetë ndërtuar në kohën e Matildës  dhe bazilikën e famshme të Shën Andreas, një kryevepër e Leon Battista Alberti.

Darka dhe nata në hotel.

Dita 5-të – PARMA DHE BUSSETO
Mëngjesi në hotel.
Transferim në Parma, takim me udhërrëfyesit dhe vizita qytetit. Turisti që shkon në Parma nuk mund të humbas pamjen e mrekullueshme të Piazza Duomo, ku Katedralja, Pagëzimorja dhe Pallati i Peshkopit krijojnë një cep mesjetar të një bukurie të rrallë.
Disa dhjetëra metra nga katedralja ngrihet Shën Gjoni Ungjillori, ndërtesë e Rilindjes që mban mbi të kupolën e afreskuar nga Correggio në 1520-1521, dhe disa afreske nga Parmigianino.
Vizita vazhdon me Parkun e Pallatit Dukal, një shembull madhështor i kopshtit “francez”.
Dreka në ristorant.
Në pasdite transferim në Busseto për të vizituar “vendin e Verdit.” Giuseppe Verdi, një nga kompozitorët më të mëdhenj të kohës, lindi në Roncole të Bussetos më 10 tetor 1813 në një shtëpi të vogël, sot monument kombëtar. Takim me udhëzuesin për të vizituar Casa Natale, Muzeun Casa Barezzi dhe Teatrin atij përkushtuar.
Rikthimi në hotel në mbrëmje.
Darkë dhe fjetje.

Dita 6-të - REGGIO EMILIA
Mëngjesi në hotel.
Transferim në Reggio Emilia, takim me udhërrëfyesin dhe vizita e qytetit. Reggio Emilia është një qytet me një histori të gjatë pas saj; lindja e saj mund të datohet në shekullin e dytë para Krishtit dhe i atribuohen romakëve. Karakteristika kryesore e qendrës historike është forma gjashtëkëndëshe; . brenda ka shumë ndërtesa dhe monumente me një interes të madh artistik. Një kuriozitet mbi Reggio Emilia: këtu ka lindur flamuri italian në janar 1797. Për tu vizituar janë “Kopshtet”, ndërtuar ku dikur ngrihej qyteza e vjetër; duke shëtitur në këmbë është e lehtë të shfaqen përpara syve burime me një bukuri të pabesueshme.
Dreka.
Në pasdite, përfundim i vizitës së qytetit.
Fundi shërbimeve.