Slide background
Santa Annunziata Church - Parma

Parma

(Emilia Romagna)

Palazzo Ducale - Parma - 600Parma është një qytet i traditave kulturore aristokrate, e pasur me monumente të rëndësishme, vepra arti dhe me kujtimet e çmuara të të kaluarës së saj si kryeqytet, e njohur në emër të bijve të saj më të shquar apo artistëve që lanë vepra të rëndësishme. Shumë ishin edhe poetët, shkrimtarët, krijuesit e filmave që u frymëzuan nga ajo, i pari mbi të gjithë, Stendhal, që e ëndërronte fantastike në faqet e “Chartreuse” së tij.

Vokacioni muzikor dhe teatral i qytetit të Parmës është unik edhe në traditën e pasur Italiane: nga viti 1628 viti i përurimit të “Gran Teatro”,  pastaj Teatrit Farnese, deri tek sezonet e Verdit dhe Toscaninit dhe zhvillimit të jashtëzakonshëm të Teatro Regio, Parma është vetvendosur në Evropë si kryeqyteti autentik i muzikës dhe skenës.

Parma është gjithashtu një qendër aktive tregtare dhe bujqësore, e famshme në të gjithë botën për industrinë e saj ushqimore. Në fakt, emri i Parmës është i lidhur edhe me traditat e lashta të kuzhinës, gjithmonë të vlefshme, si Parmigiano Reggiano, prosciutto crudo dhe “Culatello” Zibello-s, një nga produktet më të mira të të gjithë traditës së sallamtrave të Parmës.

 

Rruga për në Parma

Një tjetër Itali e shijeve

Një udhëtim në Itali nuk mund të ndahet nga gjëja për të cilën shquhet dhe krenohen italianët: ushqimi. Kuzhina e mirë italiane, e njohur kudo...

NJë tjetër Itali

Një tjetër itali, një turne për të shijuar gjithcka që Italia është në gjendje të ofrojë:  muzikë, art, fe, enogastromi (kombinimi ushqimit me...

NJë tjetër Itali e Kështjellave

Kështjellat dhe fortesat që ndodhen në territorin e ” Një tjetër italie” ruajnë kujtime shumë antike. Familjet fisnike, feudalët,...

NJë tjetër Itali e muzikës

Bergamo, Verona, Mantova, Kremona, Parma dhe Milano brënda disa kilometrash  janë pëmbyllur personazhet,  instrumentet dhe vendet që kanë bërë...