La copertinaITALIA TJETËR  lind nga partneriteti midis dy realiteteve të rrënjosura fort në territor: një operator turistik që punon  në këtë sektor që nga vitet ’90 dhe një bankë e kreditit kooperativ lokal që ka si forcën e tij kryesore  marrëdhënien me territorin.

Destinacionet që ITALIA TJETËR  ofron kanë potencial të madh falë karakteristikave gjeografike: në një zonë të madhësisë së kufizuar janë përmbyllur, përveç qyteteve të bukura të artit, dhe liqenet, deti, malet, lumenjtë, kodrat dhe fushat.
Zonë, e pasur me infrastruktura dhe shërbime cilësore, mirëpret gjithashtu dhe aeroportet kryesore: si ai i Milanos, Veronës  dhe Venecias që janë aeroportet themelore në trafikun ajror ndërkombëtar.

ITALIA TJETËR i propozohet një klientele që kërkon një partner profesional, krijues dhe fleksibël, që me një përvojë të rëndësishme në aspektin e njohurisë së territorit, programon me  pasion intineraret e sugjeruara dhe i dhuron çdo udhëtari një eksperiencë unike .

Të zbulosh “ITALINË TJETËR” tani, ndërsa zgjohet nga gjumi, ai gjumi që e ka mbajtur larg nga rrugët e turizmit të madh, mund të jetë një emocion i fortë,  i aftë të shpjegojë autentikitetin e vlerave të asaj pjese  të Italisë  veriore që nuk është vetëm industri dhe  punë, por edhe krenari e traditave, historisë, artit, kulturës dhe enogastonomisë.

ITALIA TJETËR: vende të magjepsura me shumëllojshmëri ngjyrash, mënyra të ndryshme për të ndjerë dhe  përjetuar udhëtimin.