Slide background
Rovigo

Rovigo

(Veneto)

Rovigo - 600Rovigo ka origjinë mesjetare dhe ndodhet në atmosferën magjike të deltës së Po-s  (pjesa e fundit ku derdhet lumi në det). Historia e Rovigo-s, zhvillimi i tij dhe territori i tij kanë marrë formë dhe janë ndikuar nga toka dhe nga uji, por edhe nga afërsia me qytetet e fuqishme – si Ferrara dhe Venecia – që e sunduan me shekuj dhe lanë gjurmë të thella, jo vetëm në arkitekturë.

Sheshi kryesor, i quajtur Vittorio Emanuele II, është i rrethuar nga ndërtesa që pikërisht për stilin arkitektonik të ndryshëm, dëshmojnë ndikimet që qyteti ka përjetuar në vite.

Ndër ndërtesave të shumta që e rrethojnë, duhet të përmenden: Loggia dei Nodari, selia e administratës komunale, pallati Roverella dhe pallati Roncale. Krahas komunës ndodhet Akademia e Concordi, e ndërtuar në 1580. Ngjitur me Piazza Vittorio Emanuele II gjëndet Piazza Garibaldi, ku qëndron monumenti prej bronzi kushtuar Heroit të Dy Botëve. Me pamje nga piazza Garibaldi ndodhet Teatri Social, përuruar më 1 mars 1819 nga Perandori i Austrisë, Francis I. Ndërtesa më e vjetër është kalaja mesjetare rreth të cilët u zhvillua qyteti Rovigo-s. Gjithashtu i rëndësishëm është Tempulli i Virgjëreshës Bekuar të Ndihmës (Beata Vergine del Soccorso) i quajtur “La Rotonda”, me baz  tetëkëndëshe.

Rovigo ka mbetur një qendër e “shkallës njerëzore”, në të cilën koltivohen dhe privilegjohen cilësia e jetës, ndershmëria në fjalë dhe në marrëdhënie, thjeshtësia e ndjenjave, dashuria për tokën dhe kënaqësia e të qenit së bashku . Të jetosh në Rovigo do të thotë të zhytesh në një dimension të “njeriut”, të qeshur dhe në të njëjtën kohë të qetë, të mbuluar nga mjegulla e deltës, në ritmin e ngadaltë të të dy lumenjve që i rrjedhin afër, i karakterizuar nga atmosfera e këndshme e qyteteve të vogla, oaze të vërteta ku mund të gjeni qetësin dhe gëzimin e jetës së përditshme.

Rruga për në Rovigo

Një tjetër Itali e shijeve

Një udhëtim në Itali nuk mund të ndahet nga gjëja për të cilën shquhet dhe krenohen italianët: ushqimi. Kuzhina e mirë italiane, e njohur kudo...

NJë tjetër Itali e lumenjve

Natyrë, kulturë, art, histori: ky është sllogani që përmbledh atë që ju mund të shihni duke kaluar nëpër Mincio dhe Po, një zonë e cila, nga...