Slide background
Arena e Veron-ës

Verona

(Veneto)

L'Arena di VeronaTë vizitosh Veronën do të thotë të bësh një zhytje në emocionet e vjetra të një qyteti që ruan vlerat dhe format e një të kaluare të lashtë nga mesjeta deri në rilindje.

Historia tragjike dashurie e Romeo dhe Xhulieta, që Shakespeare ideoj tek Verona “scaligera” (që i përkiste fisit Della Scala) e bën qytetin destinacion të preferuar për të dashuruarit.

Në qëndrën historike përjetohet një ritëm i qetë dhe relaksues, i ndarë nga rrjedhja e ngadaltë e lumit Adixhe i cili kalon qytetin duke formuar me një rrjet urash mbresëlënëse një S të gjërë.

Vizita e Veron-ës antike arrin kulmin e emocionit kur hyn tek teatri më i madh i operës që është Arena e Veron-ës. Amfiteatri romak mund të mbajë 15.000 spektatorë dhe vë në skenë shfaqje të organizuara nga artistët më të mëdhenj të botës: një mbrëmje në Arena të Veron-ës është e paharrueshme dhe vetëm justifikon një udhëtim në Verona.

Udhëtarit që viziton Veron-ën i ngelin kujtime vizuale dhe mbresëlënëse jo vetëm të arkitekturës antike, të vlerës së saj deshmitare që përshkon të gjithë qytetin, jo vetëm të atmosferës së rrugicave të ngushta dhe shesheve, por edhe të shijeve, të shijeve të një kuzhine lokale të pa imitueshme që me kalimin e kohës mbetet e pandryshuar dhe tradizionale dhe që e bën të pa parë kombinimin me verën veroneze, e famshme dhe e pa harruar në të gjithë botën.

Rruga për në Verona

Një tjetër Itali e shijeve

Një udhëtim në Itali nuk mund të ndahet nga gjëja për të cilën shquhet dhe krenohen italianët: ushqimi. Kuzhina e mirë italiane, e njohur kudo...

NJë tjetër Itali

Një tjetër itali, një turne për të shijuar gjithcka që Italia është në gjendje të ofrojë:  muzikë, art, fe, enogastromi (kombinimi ushqimit me...

NJë tjetër Itali e muzikës

Bergamo, Verona, Mantova, Kremona, Parma dhe Milano brënda disa kilometrash  janë pëmbyllur personazhet,  instrumentet dhe vendet që kanë bërë...